Shk 222012
Audi A1 Quattro
Kjo makinë është padyshim modeli i makinës më të lajthitur. Shpejtësia e saj maksimale arrin deri në 400 km/h ndërsa 100 km ajo i kap brenda 5.7 sekondash. Por ka një të keqe; është shumë e shtrenjtë. Vetëm 333 të tilla janë prodhuar, dhe që të gjitha me timon nga krahu i majtë.
Oda Ekonomik Amerikane në Kosovë (OEAK) vlerëson se shuma e investimeve të huaja direkte (IHD) ka shënuar rënie nga viti në vit për shkak të klimës së pafavorshme afariste anembanë botës, por gjithashtu edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Kosovës për të fituar besimin e investitorëve të huaj. Sipas OEAK-se, sot Kosova po përballet me konkurrencë të ashpër rajonale në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se nga 1 janari deri më 22 shkurt të këtij viti ka arritur të vjelë të hyra në vlerë 48.5 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Pesë kandidatë janë përzgjedhur në listën e ngushtë, në garën për të marrë postin e kryeshefit ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Aplikantët të cilët ishin përfshirë në listën e ngushtë, tani më janë intervistuar dhe së shpejti pritet që të shpallet edhe fituesi për postin e kryeshefit të ri të PTK-së.
Privatizimi i rrjetit të Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po bëhet në kohë dhe mënyrë të gabuar dhe se kjo do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit. Kështu u tha sot në tryezën me temë "Ruajtja e pronësisë publike mbi rrjetin e Distribucionit të Energjisë dhe rreziqet e privatizimit", të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja, ku të pranishëm ishin ekspertë të energjisë, ekonomisë, përfaqësues sindikal dhe të shoqërisë civile.
Në Kosovë 12 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 40 për qind e personave të varfër janë nën moshën 20 vjeç. Gjithashtu, skema e ndihmës sociale ka një mbulushmëri të vogël të atyre që jetojnë në varfëri si dhe shuma e ndihmës sociale është shumë e vogël për të përballuar kushtet elementare të jetesës. Sa i përket kriterit që familja të përfitojë ndihmë sociale, që duhet të ketë të paktën një fëmijë në moshën 5 vjeçare, është diskriminues dhe i papranueshëm.
Bizneset vendore, ndihen të rrezikuara pas plasimit të raportit, i cili flet për helmimin e tokës bujqësore në Kosovë. Sipas tyre, pasoja negative ne treg, tashmë po vërehen, ngase po paraqiten rreziqe në humbjen e tregut dhe eksportimin e produkteve të tyre. Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve në vend, kërkojnë një strategji kombëtare nga institucionet e Kosovës, që të demantojnë raportin të cilin e quajnë, jo seriozë dhe të pa bazuar në fakte. Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa,...
Në përkujtim të grevave të minatorëve të Trepçës që u organizuan 23 vite më parë, të martën në Mitrovicë është mbajtur simpoziumi shkencor në të cilin u trajtua problematika dhe kompleksiteti i ndërmarrjes Trepça' që nga lashtësia, ndërsa morën pjesë studiues dhe historianë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Medvexha, pastaj drejtues të kompleksit Trepça, ish- minatorë grevistë dhe ish-stafi drejtues gjatë vitit 1989.
Komiteti i Biznesit, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, sërish kanë reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian, në të cilin konstatohej se toka e bukës në Kosovë është e helmuar. Ata këtë raport e kanë cilësuar si tendencioz dhe të dëmshëm për prodhuesit vendor, pasi që tashmë po shfaqen edhe vështirësitë në procedurat për të eksportuar jashtë Kosovës, për të cilën gjë, siç thanë ata, dikush duhet të japë përgjegjësi.
Tre automjete me pjesëtarë të doganave të Kosovës kanë inspektuar të martën paradite disa dyqane të argjendarisë në Mitrovicë.
Kosova gjatë muajve të parë të këtij viti, mund të rikthehet në programin Stand by të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku parashihen edhe të derdhen mjetet që i ka paraparë ky institucion për buxhetin e Kosovës. Por njohësit e çështjeve ekonomike, kthimin e Kosovës në këtë program, e vlerësojnë më një kosto që do t'i kushtojë qytetarëve të Kosovës, pasi që pritet të ketë rritje të taksave.
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN) sot arrin në Kosovë, ku do të qëndrojnë deri më 5 mars. Gjatë kësaj kohe do të fillojnë diskutimet me organizatat buxhetore. Ardhja e tyre, është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Financave, të cilët kanë shprehur optimizmin që Kosova prapë t'i qaset fondeve të këtij misioni.
Shk 202012
Është hapur periudha e aplikimit për të përfituar subvencione dhe grante investive nga faza e parë e përkrahjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret e publikuara ditë më parë, mund të aplikojnë për të përfituar subvencione për krerë të lopëve qumështore, për krerë të kafshëve të imëta (dele/dhi) dhe për herë të parë edhe për zgjoje bletësh.
Asociacionet e Biznesit sot janë takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, nga i cili janë informuar më për së afërmi me projektet e kësaj ministrie dhe me programet dhe projektet që janë në proces e sipër, e të cilat kanë një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Bizneset, po ashtu, u ankuan se po vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka marrë vendim pozitiv dhe ka pranuar ankesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinorë, dhe ka ndryshuar aktvendimin e saj të mëhershëm, me të cilin ishte paraparë shtyrja e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë për ndalimin e nxjerrjes së rërës nga lumenjtë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës, ka pohuar se ka renditur ndër prioritetet kryesore për këtë vit anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Sipas përfaqësuesve të qeverisë, tashmë janë përmbushur dy kriteret e kërkuara për anëtarësim në këtë Bankë.
Lajmin më të mirë për qytetarët e Mitrovicës me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka dhënë kreu i komunës, Avni Kastrati. Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti në Mitrovicë do të fillojnë të realizohen projekte të ndryshme, vlera e të cilave arrin rreth 50 milionë euro.
Në tregun e Kosovës ekziston një laramani çmimesh për artikullin e domosdoshëm, bukën, ashtu sikurse që dallon edhe pesha e tyre. Organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve ankohen për këtë politikë të furrtarëve dhe bëjnë kërkesë që konsumatori të mbrohet me ligj. Ndërsa në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë thonë se ekziston ligji për mbrojtjen e konsumatorit. Mirëpo, qytetari i shkret ankohet se po i dëmtohet xhepi.
Janë bërë 13 vjet liri dhe 4 vjet shtet, por pak përmirësim është arritur në mirëqenien e qytetarëve. Gjendja sociale në Kosovë, ende vazhdon të jetë tejet e rëndë. Me gjithë përmirësimet që institucionet pohojnë që kanë bërë në këtë drejtim, gjendja sociale në vend mbetet tejet e rëndë dhe se familjet me asistencë sociale, në mungesë të ndonjë vendi të punës dhe kushteve tejet të vështira në të cilat jetojnë, vazhdojnë të përballen me luftën për mbijetesë.
Konferenca e Grupit të ekspertëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të LDK-së, ka shtyrë MBPZHR-në, të reagoj menjëherë. Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka thënë se kritikat e subjektit politik në fjalë nuk janë asgjë tjetër përpos tendenca për ta manipuluar opinionin publik.
Grupi i ekspertëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i LDK-së ka shprehur shqetësimet për gjendjen siç thanë ata, të vështirë në sektorin e bujqësisë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë, duke shtuar se ka një mungesë të plotë të vullnetit politik për t'u marrë me bujqësinë si prioritet nacional, dhe se sipas tyre, qeverisë aktuale i mungon vizioni dhe strategjia për bujqësi dhe zhvillim rural. Ndërkaq kanë bërë thirrje që sa më parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të kthehet në kuadër të...
Katër vjetorin e Pavarësisë së Kosovës po e përcjellin reduktime të rrymës elektrike. Sipas raporteve të gazetarëve tanë nga tereni, shumica e komunave të Kosovës, nuk janë kursyer as gjatë ditës së festës, pasi qytetarët po përballen me reduktime të thella të rrymës.
Zyrtarët kanë të drejtë ta plotësojnë me të dhanë shtesë formularin për deklarimin e pasurisë për aq kohë sa agjencia kërkon prej tyre, prandaj nuk është shkelje e ligjit nëse ata i ndryshojnë ato të dhëna edhe shumë më vonë se afat i caktuar për deklarimin e pasurisë. Kështu ka thënë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) duke u kundërpërgjigjur në ato që kanë thënë "QOHU" gjatë ditës.
Shk 162012
Partia më e madhe opozitare, LDK e ka kritikuar sërish qeverinë e vendit se me politikat e saj po dëmton bizneset. LDK përmes një deklarate vlerëson se monopolizimi i krijuar nga Ministria e Financave lidhur me furnizimin me arka fiskale e ka rritur çmimin e tyre në treg. Sipas LDK-së, kjo e ka bërë të vështirë që shumë ndërmarrje, sidomos ato vogla, të pajisjen me arkë fiskale dhe një gjendje e tillë monopoli e ka rritur edhe më tepër evazionin fiskal në Kosovë, i cili vlerësohet të jetë rreth...
Shk 162012
Shpalosja e prioriteteve për këtë vit është bërë tradicionale nga institucionet e vendit, por ato janë bërë shkaktare që dikush të demantojë shefin'. Kështu, del se disa prej tyre për t'u dukur se do të punojnë shumë, në listën e prioriteteve për 2012-ën po fusin edhe punë që janë përfunduar vitin e kaluar.