Jan 302012
Heqja e emërtimit Republikë, në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës, është kontestim i shtetësisë, kompromis dhe eventurë e pacipë me vullnetin politik të popullatës shumicë shqiptare, të cilët jetojnë në trojet e veta etnike e autoktone. Çdo lëshim i mundshëm qe cenon autorësinë e sovranitetit të Kosovës, është sindromi i parë i "virusit" për rrënimin e fleksibilitetit të shtetësisë. Shenjat e para të "pazarit" me shtetin, tashmë janë dhënë, se cili do të jetë çmimi i kësaj...
Udhëpërshkrim nga Izmiri
Opinione
Komentet Off
nën 192011
Kohë më parë, gjatë muajit tetor, isha në vizitë në Turqi, saktësisht në qytetin e Izmirit. Ishte hera e parë që e vizitoj këtë qytet, për dallim nga qytete tjera të Turqisë që kisha vizituar më parë, sikurse ishin Stambolli, Ankaraja, Bursa, Konja, Antalia, Edrenja, Jallova, Fet'hije dhe Ajvallëku. Qyteti i Izmirit gjendet në perëndim të Turqisë, është qyteti i tretë për nga madhësia në Turqi, pas Stambollit dhe Ankarasë, dhe se është i njohur edhe me limanin më të madh në brigjet e Detit...
Figura e nënës në poezinë e Dritëro Agollit
Opinione
Komentet Off
nën 042011
Pothuaj në të gjitha letërsitë kombëtare, nëna, krijesa që na ka sjell në këtë jetë, zë një vend, jo dosido, por të veçantë. Ajo zë një vend nderi. E njëjta gjë vlen edhe për letërsinë tonë. Më i shquari nga të gjithë poetët bashkëkohor që nënës i ka dhënë një vend nderi është poeti ynë Dritëro Agolli, i cili këto ditë festoi 80 vjetorin e lindjes. Në poezinë e këtij krijuesi figurën e nënës e gjejmë të skalitur në dy rrafshe: në kuptim të drejtpërdrejtë dhe në kuptim simbolik. Në rastin e...
Sfida me dhe pas barrikadave ?
Opinione
Komentet Off
Tet 242011
Pas 12 vjetëve po duket se diçka do lëviz në veri. KFOR-i pas përpjekjeve të shumta dhe të stërzgjatura po e bën punën që do të duhej ta bënte realisht shumë më herët. Në fakt kjo që po ndodh në veriun e vendit e udhëhequr dhe e dirigjuar direkt nga krerët e shtetit serb tregoi edhe njëherë se Serbia po vazhdon të mbetet në mentalitetin e vjetër shovinist, mentalitet që ballkanasve në përgjithësi, e shqiptarëve në veçanti iu solli tragjedi dhe luftëra të shumta.