Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t'i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.
Pas përmirësimit të kushteve atmosferike, në QKUK, kanë filluar së funksionalizuari të gjitha shërbimet mjekësore, duke përfshirë këtu edhe operacionet jo emergjente të cilat ishin reduktuar si pasojë e motit të ftohtë. Mirëpo, probleme më të theksuara vërehen në Institutin Onkologjik, ku numri i pacientëve që kërkojnë trajtim është mjaftë i madh dhe të cilët, në mungesë të herceptinës, po detyrohen të presin me orë të tëra.
Organizata Joqeveritare "Iniciativa për progres" (INPO) përmes një performance me moton "Ferizaj qyteti më i (pa) pastër", të mërkurën u ka rikujtuar qytetarëve ferizajas zotimin e kryetarit, Bajrush Xhemajli, se do të angazhohet që Ferizaj të bëhet qyteti më i pastër në Kosovë.
Tashmë ka kaluar gati një muaj nga kur nuk janë hequr mbeturinat të cilat kanë krijuar deponi të shumta, madje edhe deri në disa metra lartësi në qytetin e Pejës.
Kjo situatë ka filluar t'i shqetësojë qytetarët e Pejës, të cilët druajnë se mund të rrezikohen nga epidemi të ndryshme.
Shk 212012
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ka ndërmarrë një aksion vullnetar nëpër të gjitha klinikat e QKUK-së për dhurim të gjakut. Dhurues kanë qenë në përgjithësi personeli mjekësorë, të cilët këtë iniciativë e kanë vlerësuar si shumë të qëlluar, pasi që gjaku përllogaritet shumë i rëndësishëm për shpëtimin e jetëve të pacientëve. Sipas organizatorëve të këtij aksioni, interesimi për dhurim të gjakut është i kënaqshëm.
Shk 212012
Drejtues të Departamenti për Shëndetësi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar nga Ministri Ferid Agani që ta rishikojë pozicionin e tij karshi Qeverisë, pasi që sipas tyre gjendja në shëndetësi edhe përkundër premtimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është përmirësuar. Madje sipas tyre gjendja në këtë sektor është edhe më e rëndë, duke marrë për bazë përplasjet e interesave të ndryshme politike, parapolitike dhe ekonomike, të cilat kanë rezultuar me arrestimet e zyrtarëve të...
Shkencëtarët holandezë kanë përdorur qeliza embrionale për të krijuar inde muskulore. Qëllimi është që në fund të vitit të kemi të parin hamburger të krijuar në laborator.
Aspirina ka efekte pozitive në luftën kundër kancerit. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish australianë. Studimi i kryer nga ekipi i Melbourne Peter MacCallum Cancer Center, i drejtuar nga Steven Stacker, është publikuar në revistën "Cancer".
Dukuria e korrupsionit sikurse thuajse çdo fushë e ka prekur edhe sektorin e shëndetësisë. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e vazhdueshme të kësaj dukurie, llogariten të jenë të shumtë. Ekspertë të shëndetësisë vlerësojnë se ndërrimi i shpeshtë i ministrave, mandej menaxhmentit në QKUK, kanë ndikuar në keqmenaxhim dhe abuzim të buxhetit. Sipas tyre, një ndikim në rritjen e korrupsionit në shëndetësi, ka pasur edhe mos miratimi i ligjit për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore.
Shk 182012
Cilësia e shërbimeve mjekësore, korrupsioni dhe decentralizimi janë sfidat kryesore për shëndetësinë kosovare gjatë vitit 2012, kështu u shpreh në një intervistë për Kosovapress, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, dr. Xhemail Selmani, i cili e vlerësoi si të rënd gjendjen në shëndetësi, duke thënë se asnjë qeveri nuk ka punuar në drejtim të përmirësimit të gjendjes në këtë sektor.
Shëndetësia kosovare edhe gjatë vitit që lamë pas ka vazhduar të jetë e rënde, sikurse viteve të më parshme, porse me tendencë të degjenerimit të mëtutjeshme, pasi që nuk është arritur të përmirësohet cilësia e shërbimeve mjekësore, kështu tha në një intervistë për Kosovapress, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, dr. Xhemail Selmani. Ai po ashtu ka thënë se edhe gjatë vitit 2012 nuk pritet ndonjë përmirësim i gjendjes në shëndetësi, pasi që Qeveria nuk e sheh si prioritet sektorin e...
Tek ndonjëri kontejnerë tymon oxhaku e tek disa të tjerë jo, kjo ngase nuk kanë dru për t'u ngrohur edhe pse temperaturat arrijnë në 22 gradë celsiusë.
Kjo është gjendja nga jashtë e 17 familjeve që jetën e bëjnë në kontejnerët te Fushën e Pajtimit në Prishtinë, apo siç e quajti pak ditë më parë avokati i popullit, Fusha e Mjerimit.
Një studim i botuar ne revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë "Jama", tregon se kur një person përmban njëherësh disa nga faktorët e rrezikut për sëmundje në zemër, kjo është koha për t'u shqetësuar.
15 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Sëmur me Kancer, e gjen Kosovën me mungesë të shërbimeve përcjellëse laboratorike, me mungesë të barnave esenciale dhe me mungesë të stafit në repartin adekuat për trajnimin e fëmijëve të prekur nga kanceri.
Moti i ligë dhe me reshje të mëdha të borës ka sjellë vështirësi të shumta edhe në komunën e Istogut, ku banorët e disa lokaliteteve të kësaj ane, po përballën me vështirësi të mëdha si në qarkullim, po ashtu në furnizim me ushqime dhe me lëndë djegëse.
Një numër i konsiderueshëm i drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Ferizajt, përfshirë edhe zyrtarë komunal e qeveritarë, vullnetarisht kanë dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin e Ferizajt.
Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, i kryesuar nga ministri Ferid Agani po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me ftesë të zyrtarëve të lartë të këtij shteti arab.
Tri familje të bllokuara tani e sa ditë nga bora në fshatin Zagori dhe dy familje tjera në lagjen "Kodrali" të Cecelisë, Kryqi i Kuq i Kosovës i ka furnizuar me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike. Për shkak të borë së madhe, ka qenë e pamundur lëvizja me automjete nëpër rrugët malore dhe vet banorët është dashur të zbresin deri në rrugët e asfaltuara të fshatit për të marr ushqimet.
Vajza e vogël Amsera Reka, e cila i mbijetoi tragjedisë në fshatin Restelicë, tash e dy ditë vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit. Mjekët të cilët po kujdesin për gjendjen e saj, pohojnë se gjendja shëndetësore e Amseres, vazhdon të jetë shumë e mirë dhe se ajo deri më tani nuk është ankuar për ndonjë dhimbje të mundshme.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka vizituar gjatë ditës së diel në spitalin rajonal të Prizrenit, Asmira Rekën, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.
Grupi i ekspertëve për shëndetësi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se sistemi shëndetësor vazhdon të mbetët në krizë të rëndë dhe pa përkrahjen e duhur të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes dhe zhvillimin e reformave në këtë sektor. Ata po ashtu kanë dhënë edhe opsionet e tyre, siç thanë ata për daljen nga gjendja e mjerueshme që ka kapluar sistemin shëndetësor, duke thënë se, qeveria...
Me kërkesën e menaxhmentit të QKUK-së, kompani të ndryshme që merren me pastrimin e rrugëve nga bora, si dhe pjesëtar të KFOR-it, kanë filluar aksionin për pastrimin e trotuareve dhe rrugëve në oborrin e kësaj qendre. Organizatorët aksionin për pastrimin e hapësirave të QKUK-së, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm dhe të qëlluar, pasi që bora e madhe dhe akulli po e vështirëson qarkullimin e pacientëve dhe automjeteve të shumta që frekuentojnë këtë qendër.
Vështirësitë që ka krijuar bora për qarkullim në komunën e Mitrovicës, kanë ndikuar që disa familje të kenë probleme sa i përket furnizimit me artikuj ushqimorë. Problemet me të theksuara të kësaj natyre janë paraqitur në rajonin e Shalës së Bajgorës, ku trashësia e borës është shumë e madhe.
Vaji i bajameve, i përdorur gjerësisht në fushën e kozmetikës, ka të tjera veti të dobishme që jo të gjithë i njohin. I pasur me vitamina të grupit B dhe minerale si kalciumi, fosofori, potasi, magnezi e hekuri, vaji i bajameve ndikon pozitivisht edhe në shëndet. Për shkak të efekteve të tij lubrifikuese, ai favorizon aktivitetin e zorrëve.
Dy fëmijët e familjes Berisha që pësuan lëndime si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre në Fshatin Vasilevë të Drenasit po trajtohen në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Mjekët kanë bërë menjëherë ekzaminimin dhe vlerësojnë se gjendja shëndetësore e fëmijëve për momentin është stabile.