Vendimi i komunës së Lypjanit që ndalon qarkullimin e taksistëve nga Komuna e Prishtinës dhe e Fushë-Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është kundërshtuar sot përmes një proteste nga taksitë e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Rreth 60 taksistë nga Komuna e Prishtinës dhe Fushë-Kosova kane bllokuar sot hyrjen dhe daljen e Aeroportit të Prishtinës, duke mos lënë asnjë veturë të lëvizë. Me këtë veprim ata kanë shprehur protestën e tyre kundër vendimit të Komunës së Lypjanit me të cilina atyre u është ndaluar të marrin udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i Sindikatës së taksistëve, Jusuf Azemi, tha se një vendim të tillë, e ka lëshuar para tri vitesh kryetari i Lypjanit Shukri Buja por kryeministri Hashim Thaçi, pas konsultimeve me ministrin e atëhershëm të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, e kishte anuluar. Ai tha se nga ana ligjore e drejta është në anën e taksistëve dhe kjo duhet të respektohet.

Por, inspektori i komunës së Lypjanit, Bajram Rizani tha se Komuna ka pasur të hapur konkurs për leje operimi në Aeroportin e Prishtinës. Sipas tij, taksistët nuk e kanë përfillur këtë konkurs, i cili ka qenë në marrëveshje me kompaninë Limak të Aeroportit.

Megjithatë, Sindikata e taksistëve thonë se protesta e tyre do të vazhdojë deri atëherë kur taksistët e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës tu lejohet oeprimi në Aeroportin e Prishtinës.


Me shumë...

Sorry, the comment form is closed at this time.

   
© 2011 AlbaSpot Suffusion theme by Sayontan Sinha