Prishtinë-Autoritetet e Kosovës kërkojnë që Bashkimi Europian të ushtrojë trysni ndaj autoriteteve serbe që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, në bisedimet Prishtinë-Beograd. 
Ato kërkojnë veçanërisht që të zbatohet me përpikmëri marrëveshja për lëvizjen e lirë, moszbatimi i së cilës nga Serbia vazhdon të shkaktojë probleme për qytetarët e Kosovës.
Autoritete doganore të Serbisë, vazhdojë t’iu shkaktojnë probleme qytetarëve kosovarë në pikat kufitare, Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Si pasojë radhë të gjata të automjeteve po vazhdojnë të qendrojnë në rrugë. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, bëri të ditur se policia e Serbisë arsyetohet me ekzistimin e probleme teknike.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga bashkimi Evropian që të ushtrojë trysni tek autoritetet serbe që procedurat e kalimit të kufirit me Serbinë të thjeshtëzohen nga ana teknike nga pala serbe.
Ka reaguar edhe ministria e Diasporës e cila ndjehet e indinjuar me mos efikasitetin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, në kufirin e Kosovës me Serbisë nga ana e palës serbe.
Ministria e Diasporës apelon tek të gjitha palët e përfshira që të veprojnë me përgjegjësi të plotë dhe ta zbatojnë me përpikëri marrëveshjen për lëvizjen e lirë, thuhet në reagimin e kësaj Ministrie. (LajmeShqip.com)