Sporti

Sporti

Real Madrid kthen interesimin per Maicon


Klubi Mbretëror Real Madrid , Rikthen interesimin e tij për Supermbrojtësin e Intert , Braziljanin Douglas Maicon , Për afatin kalimtar dimëror.

Maicon është në listë e transfereve në shumë ekipe të mëdha si Schalke e Chelsea  mir po Real madrid ka një ofert serioze për të .

Drejtuedit e Realit ofrojn 30 Milion Funte për mbrojtësin braziljan , të cilin kan në plan ta zëvendësojn me Sergio Ramos  pas lëndimit të PEPE.

Superderbi i Ligës së Hendbollit .


SuperDerbi i Superligës së Kosovës Kh Prishtina VS KH KASTRIOTI .

Me 12/12/2009 në ora 17:30 do të zhvillohet SUPERDERBI i superligës së Hendbollit në Kosovë , ndërmjet Kh Prishtinës dhe asaj Ferizajase KH KASTRIOTIT , ku këtë ndeshje do të përcaktohet Kampioni Vjeshtor . Nisja për në Prishtin për tifozët e Kastriotit bëhet në ora 15:30 , Transporti dhe hyrja nga Ferizaj  është Gratis , Pritet që të bëhet një mbështetje e fortë për të dyja Skuadrat..

Alonso dhe Sergio Ramos do të luajnë kundër Valencias


Xabi Alonso dhe Sergio Ramos i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës madrilene gjatë seancave stërvitore të të enjtes, ashtu që pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Valencias.

Të mërkurën, Marca njoftoi seAlonso do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, si pasojë e një lëndimi që mori në takimin kundër Marseille në Ligën e Kampionëve, mirëpo lajmet e reja vijnë në favor të Realit, ashtu që mesfushori spanjoll pritet të jetë i gatshëm për lojë, sikurse edhe mbrojtësi Sergio Ramos

Ata që do të mungojnë në Mestalla, janë Christophe Metzelder, Guti, Ruud Van Nistelrooy dhe Kaka, të cilët janë të lënduar, si edhe Cristiano Ronaldo, i cili u përjashtua me karton të kuq nga ndeshja kundër Almerias.

Tërhiqet Shorti i Botërorti 2010


Të premten në Cape Town është tërhequr shorti për grupet e përfaqësueseve që do të ndeshen në Kampionatin Botëror 2010, në Afrikën e Jugut.

32 përfaqësueset janë përfshirë në tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.

Kampioni i Evropës, Spanja është përfshirë në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.

Grup interesant është Grupi G, ku Brazili do të përballet me Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë. Në këtë grup është edhe Koreja Veriore.

Më poshtë përbërja e plotë e grupeve, pas tërheqjes së shortit:

Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca

Grupi B
Argjentina
Nigeria
Koreja Jugore
Greqia

Grupi C
Anglia
SHBA
Algjeria
Sllovenia

Grupi D
Gjermania
Australia
Serbia
Gana

Grupi E
Holanda
Danimarka
Japonia
Kameruni

Grupi F
Italia
Paraguai
Zelanda e Re
Sllovakia

Grupi G
Brazili
Koreja Veriore
Bregu i Fildishtë
Portugalia

Grupi H
Spanja
Zvicra
Hondurasi
Kili